Shkolla verore e vitit 2019 ka arritur qёllimin e saj, duke organizuar mёsime, lojёra e aktivitiete tё ndryshme edukativo-shoqёrore pёr fёmijёt tonё. Ky organizim ka pёrfshirё fёmijёt e ciklit tё ultё, dhe kishte pёr qёllim tё ofrohet njё atmosferё argёtuese e relaksuese, por njёkohёsisht tё jetё dhe edukative. Pёrveç mёsimit gjuhёsor, fokus tё shtuar i kemi dhёnё aktiviteteve fizike, sidomos nё ambientet e hapura, duke marrё parasysh angazhimin e fёmijёve gjatё vitit shkollor. Kemi organizuar mёsime arti dhe punё dore pёr tё nxitur kreativitetin, mёsime nga loja e shahut pёr tё nxitur mendimin kritik, mёsimin e gjuhёs gjermane dhe angleze, lexim librash nё gjuhё te huaja, ekskurzione javore brenda Kosovёs, e shumё aktivitete tё tjera tё dobishme pёr nxёnёsit tonё.
Korriku i vitit 2020 do tё jetё mё ndryshe, por me vlera akoma mё tё mira. Qёndroni me ne!





