Me datën 27 tetor 2018 (e shtunë) shkolla Bridge organizon një ligjëratë informuese mbi trajnimin: Përgatitje për studime në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ky trajnim synon një grup të caktuar pjesëmarrësish: maturantët. Qëllimi i trajnimit është të aftësojë këta maturantë me nivel të duhur gjuhësor për të studiuar në fakultetin e Gjuhës Angleze apo cilindo fakultet që ligjëron në këtë gjuhë.

Trajnimi fillon me 5 nëntor dhe përfundon me 20 korrik.

Kusht për pjesëmarrje është që nxënësit të jenë maturantë dhe të kenë njohuri bazike të gjuhës, prandaj para se të regjistrohen do t’i nënshtrohen një testi të nivelit A2.

Në përfundim të trajnimit këta nxënës do të kenë përvetësuar një nivel të avancuar gjuhësor.

Mësimdhënia bëhet nga stafi i kualifikuar për nivele të larta gjuhësore.

Më shumë informacione mund të merrni në ligjëratën informuese, si: çmimin, oraret, materialet për mësim e të tjerë.

 

Vërejtje:

Trajnimi nuk është i tipit TOEFL apo IELTS që mundëson çertifikim të njohur ndërkombëtarisht, por është një aftësim gjuhësor për nxënësit që duan të fokusohen në zhvillimin e njohurisë së tyre gjuhësore.

 

Me respekt,

Shkolla Bridge

 

Kontakt:

📞 Tel & Viber: +37745637714
📧 E-mail: hello@shkolla-bridge.info
📍 Adresa: Rr. Gazmend Zajmi, te Burma, Pejë