Shkolla e gjuhëve të huaja – Bridge – hap lokacionin e parë në qendër të Pejës.

Bridge ofron mësim kualitativ, me metodologji të avancuar dhe mësimdhënës të kualifikuar. Orët janë atraktive ku përmes interaktivitetit me mësimdhënës, paisjeve teknike, materialeve shkollore dhe jashtëshkollore arrihet deri te një përvetësim i gjerë dhe i detajizuar i gjuhës.

Ambienti është në punim e sipër por që do të jetë ambient i ngrohtë, shumëngjyrësh i cili ngjallë motiv për mësim dhe harmoni te nxënësit.

Qendra Bridge respekton dhe praktikon kalendarin akademik të publikuar nga MASHT-i, që do të thotë se mësimi fillon me datën 4 shtator.

Kurset dhe trajnimet që ofrohen janë të shumëllojshme, por që fokus i veçantë i dedikohet përvetësimit të ngadaltë (step-by-step) gjuhësor te fëmijët.

Gjendemi në rrugën Gazmend Zajmi, te Burma.

Shihemi me 4 shtator!