Shkolla verore e vitit 2019 ka arritur qёllimin e saj, duke organizuar mёsime, lojёra e aktivitiete tё ndryshme edukativo-shoqёrore pёr fёmijёt tonё. Ky organizim ka pёrfshirё fёmijёt e ciklit tё ultё, dhe kishte pёr qёllim tё ofrohet njё atmosferё argёtuese e relaksuese, por njёkohёsisht tё jetё dhe edukative. Pёrveç mёsimit gjuhёsor, fokus tё shtuar i kemi dhёnё aktiviteteve fizike, sidomos nё ambientet e hapura, duke marrё parasysh angazhimin e fёmijёve gjatё vitit shkollor. Kemi organizuar mёsime arti dhe punё dore pёr tё nxitur kreativitetin, mёsime nga loja e shahut pёr tё nxitur mendimin kritik, mёsimin e gjuhёs gjermane dhe angleze, lexim librash nё gjuhё te huaja, ekskurzione javore brenda Kosovёs, e shumё aktivitete tё tjera tё dobishme pёr nxёnёsit tonё.
Korriku i vitit 2020 do tё jetё mё ndryshe, por me vlera akoma mё tё mira. Qёndroni me ne!
Nga korriku i vitit 2019 deri nё dhjetor 2019, kishim knaqёsinё tё jemi pjesё e kampit ushtarak amerikan “Bondsteel” nё qytetin e Ferizajit. Instruktoret tona kanё pёrmbushur misionin e tyre me sukses, duke çertifikuar mbi 60 studentё me nivelin “Beginner” tё gjuhёs angleze, dhe mbi 40 studentё me nivelin “Elementary” tё gjuhёs angleze. Puna ёshtё realizuar me nxёnёs tё moshёs madhore, me grupe tё mёdha 30 deri 40 persona, nё mbrёmje pas orarit tё punёs. Sidoqoftё, asnjёra nga kёto nuk qenё sfida tё mjaftueshme pёr tё penguar suksesin e kёtij projekti.
Meqenëse zhvillimet dhe shpikjet e ndryshme kanë thjeshtësuar
jetën dhe tashmë janë bërë pjesë e pashkëputshme e rutinës sonë, edhe
profesionet po i nënshtrohen këtij zhvillimi masiv, e veҁanërisht teknologjisë.
Ashtu siҁ
mund të keni vërejtur në rrjetet tona sociale, shkolla Bridge ka bërë një hap
drejtë përdorimit të teknologjisë për qëllime arsimore. Ky artikull shtjellon
atë që quhet Online Language Learning dhe detaje të shumta rreth mbajtjes së këtij
kursi.
Ҫka
është mësimi online?
Online Learning ose ndryshe i quajtur Distance Learning apo
e-learning, është metodë mësimore e kurseve të ndryshme që mbahet përmes
internetit dhe pajisjeve të teknologjisë. Kjo metodë konsiderohet ndër hapat më
të mëdhenjë në mësimdhënie duke konsidueruar faktin se lehtëson kontaktin dhe
mundësinë për të mësuar dhe arritur një qëllim të caktuar. Pikërisht kësaj i
referohet dhe vetë emri i kësaj metode duke cekur se është proces mësimor që
mbahet ‘online’, në ‘distancë’, apo në mnëyrë ‘elektronike’, pra nga shtëpia
apo cilido vend tjetër.
Kush ofron dhe kush përdor
E-learning?
Mësimi online ofrohet nga institucionet arsimore duke
filluar nga universitetet e caktuara(Arizona State University-ASU, University of
Florida, Regent University etc.), organizata të ndryshme e deri te shkollat për
aftësim profesional. Jo të gjitha institucionet ofrojnë një shërbim të tillë,
meqenëse mësimi online ka hyrë vonë në përdorim dhe shumë pak nga institucionet
kanë arritur ta përvetësojnë dhe t’a përdorin saktë si metodologji mësimore. Një
metodologji e tillë është parë e arsyeshme duke marrë parasysh jetën dinamike në
ditët e sotme. Pikërisht personat me një jetë të tillë, janë ata që kryesisht
marrin pjesë në E-learning; pra persona të përkushtuar në karrierë, persona të
përkushtuar ndaj fëmijëve, familjes, studentë e të tjerë.
Sa është
mësimi efektiv?
Në fakt, ka disa mënyra se si mbahet mësimi
online dhe varësisht nga kjo dallon edhe efekti i mësimit.
Disa institucione ofrojnë xhirime të orëve mësimore dhe i publikojnë ato,
përderisa
shkolla Bridge përdorë aplikacione të veҫanta duke mundësuar kontakt të drejtpërdrejtë
me mësuesin. Pra, nxënësi e dëgjon mësuesin live, aty për aty, dhe mund të ndërhyjë,
të parashtrojë pyetje apo edhe të japë përgjigje kur të dojë. Përveҫ
asaj, nxënësi ka qasje në ekranin e mësuesit dhe mund të shoh ҫdo
sqarim.
Sqarim: Aplikacioni që përdoret në shkollën tonë nuk
është pasiv, por që lidh drejtpërdrejtë nxënësin me mësuesin.
Cilat janë të mirat
dhe të metat e këtij lloji të mësimit?
Mirësitë e tij janë të shumta, siҫ e ceka dhe më lartë; pra,
lehtëson mësimin e gjuhëve në jetën e sotme dinamike. Sidoqoftë, ka edhe disa të
meta të cilat nxënësi para se t’a konfirmojë pjesëmarrjen në kurs duhet t’i ketë
parasysh. Një nga këto është lidhja e dobët e internetit, që do të thotë: sikur
mësuesit ashtu edhe nxënësit mund t’i ndodhë të ketë probleme me rrjet dhe në këtë
rast anulohet ora; po e njëjta ndodh edhe kur kemi probleme me rrymë elektrike.
Një tjetër ҫështje
që studenti duhet të jetë i vetdijshëm paraprakisht, është diciplina mësimore,
gjë që do të thotë: edhe pse ekziston mundësia e shikimit të orës së inqizuar,
nxënësi nuk guxon të mbështetet në të dhe të mungojë vazhdmisht pasi që mësimi
bëhet pasiv dhe jo efikas.
Pagesa
Sa i përket mënyrës së pagesës, ajo bëhet me marrëveshje në
mes shkollës dhe nxënësit.
Me datën 17 shtator 2018, shkolla Bridge fillon mbarëvajtjen e orëve mësimore në gjuhën angleze. Jemi të kënaqur që qendrës tonë ia hapën dyert gjenerata jonë e parë e femijëve me të cilët do të shoqërohemi për disa vite.
Grupi 1 dhe 2 i fëmijëve u mirëpritën me një organizim të bukur, duke i gëzuar me dhurata mirënjohjeje, me prezantim të librave dhe qasje të afërt e të këndshme nga ana e mësimdhënëses.
Jemi gjithmonë të kujdesshëm që momentet e tilla mos të na ikin pa siguruar kujtime së bashku me nxënësit tonë. Foto të kësaj ore dhe orëve të tjera mund t’i gjeni në këtë faqe apo në fan page-n tonë në Facebook me emrin Shkolla-Bridge.
Faleminderit prindërve që na besuan fëmijët e tyre dhe sollën harmoni në klasët tona.
Me datën 27 tetor 2018 (e shtunë) shkolla Bridge organizon një ligjëratë informuese mbi trajnimin: Përgatitje për studime në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ky trajnim synon një grup të caktuar pjesëmarrësish: maturantët. Qëllimi i trajnimit është të aftësojë këta maturantë me nivel të duhur gjuhësor për të studiuar në fakultetin e Gjuhës Angleze apo cilindo fakultet që ligjëron në këtë gjuhë.
Trajnimi fillon me 5 nëntor dhe përfundon me 20 korrik.
Kusht për pjesëmarrje është që nxënësit të jenë maturantë dhe të kenë njohuri bazike të gjuhës, prandaj para se të regjistrohen do t’i nënshtrohen një testi të nivelit A2.
Në përfundim të trajnimit këta nxënës do të kenë përvetësuar një nivel të avancuar gjuhësor.
Mësimdhënia bëhet nga stafi i kualifikuar për nivele të larta gjuhësore.
Më shumë informacione mund të merrni në ligjëratën informuese, si: çmimin, oraret, materialet për mësim e të tjerë.
Vërejtje:
Trajnimi nuk është i tipit TOEFL apo IELTS që mundëson çertifikim të njohur ndërkombëtarisht, por është një aftësim gjuhësor për nxënësit që duan të fokusohen në zhvillimin e njohurisë së tyre gjuhësore.
Me respekt,
Shkolla Bridge
Kontakt:
📞 Tel & Viber: +37745637714
📧 E-mail: hello@shkolla-bridge.info
📍 Adresa: Rr. Gazmend Zajmi, te Burma, Pejë
Recent Comments