Medina Kabashi
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje (Komuna e Istogut) ndërsa studimet i vazhdoi në Prishtinë, Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në vitin e III-të të studimeve iu dha mundësia të studionte për një kohë të caktuar në Universität Vechta, Gjermani. Posa u kthye në Prishtinë, filloi të punonte si mësimdhënëse e gjuhës angleze në sektorin privat ndërkohë që po përfundonte studimet. Pas ca vitesh Medina i bashkangjitet shkollës Bridge si mentore e gjuhës angleze për të kontribuar me atë çka mësoi gjatë eksperiencës së studimeve dhe mësimdhënies.
- Gjuhë angleze 95%
- Metodologji pune 86%
- Profesionalizëm 90%
- Angazhim 92%
- Përpikëri 98%
Grupi i fëmijëve
- Grupi i fëmijëve klasifikohet si kategori në vete pasi që përcjellë një kurrikulë të veçantë e cila përputhet me moshat dhe interesat e caktuara. Është një planprogram atraktiv i cili ngjallë kurreshtje te fëmijët.
- Mësimi zhvillohet me metodat e fundit të mësimdhënies, me ndihmën e librave, posterave dhe teknologjisë. Në këtë mënyrë, mësimdhënësi është maksimalisht interaktiv me nxënësit e tij.
- Mësimi i gjuhës te ky grup është një rrugëtim i ngadaltë, pasi që i kushtohet kohë dhe rëndësi detajeve dhe të gjitha fushave të gjuhës si: gramatikë, shkrim, lexim, komunikim, shqiptim i saktë, dëgjim, e kështu me rradhë deri në përfundim të të gjitha niveleve ku nxënësi do të ketë përvetësuar ‘shkathtësitë e shekullit 21’.
- Ky grup, kryesisht krijohet nga fillestarët 6 vjeçarë të cilët vijojnë klasën e parë në shkollën fillore, dhe mbaron pas 12 niveleve duke zotëruar një anglishte të avancuar.
Një nivel zgjatë 5 muaj dhe mbahet 3 herë në javë nga 60 minuta duke marrë parasysh moshën e re të fëmijëve. Pas nivelit të 6-të orari ndryshon dhe kurset mbahen 3 herë në javë nga 90 minuta.
Trajnim për studime në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Ky lloj trajnimi përmban kurrikulë me qëllim të caktuar. Kryesisht pjesëtarët e këtij trajnimi janë maturantët apo studentët të cilët synojnë studimin në fakultetin e Gjuhës Angleze apo çfarëdo fakulteti ku ligjërohet në këtë gjuhë. Kriter i vijimit të këtij trajnimi është njohja bazike e gjuhës përkatëse. Para regjistrimit në trajnim, nxënësit/studentët i nënshtrohen një testi i cili cakton përafërsisht njohurinë e gjuhës angleze.
- Trajnimi fillon në shtator/tetor dhe mbaron në korrik me ç’rast janë dhe provimet pranuese në fakultetet përkatëse.
- Duke njohur kualifikimet e nevojshme për studim, Bridge ofron një planprogram të qartë dhe efikas që përshkon një avancim të gjuhës deri te niveli B2.
- Orët mbahen 3 herë në javë nga 90 minuta.