Përse Online Language Learning?

Përse Online Language Learning?

Të nderuar lexues të blogut tonë,

Meqenëse zhvillimet dhe shpikjet e ndryshme kanë thjeshtësuar jetën dhe tashmë janë bërë pjesë e pashkëputshme e rutinës sonë, edhe profesionet po i nënshtrohen këtij zhvillimi masiv, e veҁanërisht teknologjisë. Ashtu siҁ mund të keni vërejtur në rrjetet tona sociale, shkolla Bridge ka bërë një hap drejtë përdorimit të teknologjisë për qëllime arsimore. Ky artikull shtjellon atë që quhet Online Language Learning dhe detaje të shumta rreth mbajtjes së këtij kursi.

Ҫka është mësimi online?

Online Learning ose ndryshe i quajtur Distance Learning apo e-learning, është metodë mësimore e kurseve të ndryshme që mbahet përmes internetit dhe pajisjeve të teknologjisë. Kjo metodë konsiderohet ndër hapat më të mëdhenjë në mësimdhënie duke konsidueruar faktin se lehtëson kontaktin dhe mundësinë për të mësuar dhe arritur një qëllim të caktuar. Pikërisht kësaj i referohet dhe vetë emri i kësaj metode duke cekur se është proces mësimor që mbahet ‘online’, në ‘distancë’, apo në mnëyrë ‘elektronike’, pra nga shtëpia apo cilido vend tjetër.

Kush ofron dhe kush përdor E-learning?

Mësimi online ofrohet nga institucionet arsimore duke filluar nga universitetet e caktuara(Arizona State University-ASU, University of Florida, Regent University etc.), organizata të ndryshme e deri te shkollat për aftësim profesional. Jo të gjitha institucionet ofrojnë një shërbim të tillë, meqenëse mësimi online ka hyrë vonë në përdorim dhe shumë pak nga institucionet kanë arritur ta përvetësojnë dhe t’a përdorin saktë si metodologji mësimore. Një metodologji e tillë është parë e arsyeshme duke marrë parasysh jetën dinamike në ditët e sotme. Pikërisht personat me një jetë të tillë, janë ata që kryesisht marrin pjesë në E-learning; pra persona të përkushtuar në karrierë, persona të përkushtuar ndaj fëmijëve, familjes, studentë e të tjerë.

Sa është mësimi efektiv?

Në fakt, ka disa mënyra se si mbahet mësimi online dhe varësisht nga kjo dallon edhe efekti i mësimit. Disa institucione ofrojnë xhirime të orëve mësimore dhe i publikojnë ato, përderisa shkolla Bridge përdorë aplikacione të veҫanta duke mundësuar kontakt të drejtpërdrejtë me mësuesin. Pra, nxënësi e dëgjon mësuesin live, aty për aty, dhe mund të ndërhyjë, të parashtrojë pyetje apo edhe të japë përgjigje kur të dojë. Përveҫ asaj, nxënësi ka qasje në ekranin e mësuesit dhe mund të shoh ҫdo sqarim.

Sqarim: Aplikacioni që përdoret në shkollën tonë nuk është pasiv, por që lidh drejtpërdrejtë nxënësin me mësuesin.

Cilat janë të mirat dhe të metat e këtij lloji të mësimit?

Mirësitë e tij janë të shumta, siҫ e ceka dhe më lartë; pra, lehtëson mësimin e gjuhëve në jetën e sotme dinamike. Sidoqoftë, ka edhe disa të meta të cilat nxënësi para se t’a konfirmojë pjesëmarrjen në kurs duhet t’i ketë parasysh. Një nga këto është lidhja e dobët e internetit, që do të thotë: sikur mësuesit ashtu edhe nxënësit mund t’i ndodhë të ketë probleme me rrjet dhe në këtë rast anulohet ora; po e njëjta ndodh edhe kur kemi probleme me rrymë elektrike. Një tjetër ҫështje që studenti duhet të jetë i vetdijshëm paraprakisht, është diciplina mësimore, gjë që do të thotë: edhe pse ekziston mundësia e shikimit të orës së inqizuar, nxënësi nuk guxon të mbështetet në të dhe të mungojë vazhdmisht pasi që mësimi bëhet pasiv dhe jo efikas.

Pagesa

Sa i përket mënyrës së pagesës, ajo bëhet me marrëveshje në mes shkollës dhe nxënësit.

Ju faleminderit për interesim,

Takohemi postimin e ardhshëm J