Fillon mësimi i gjuhës angleze!

Fillon mësimi i gjuhës angleze!

Me datën 17 shtator 2018, shkolla Bridge fillon mbarëvajtjen e orëve mësimore në gjuhën angleze. Jemi të kënaqur që qendrës tonë ia hapën dyert gjenerata jonë e parë e femijëve me të cilët do të shoqërohemi për disa vite.

Grupi 1 dhe 2 i fëmijëve u mirëpritën me një organizim të bukur, duke i gëzuar me dhurata mirënjohjeje, me prezantim të librave dhe qasje të afërt e të këndshme nga ana e mësimdhënëses.

Jemi gjithmonë të kujdesshëm që momentet e tilla mos të na ikin pa siguruar kujtime së bashku me nxënësit tonë. Foto të kësaj ore dhe orëve të tjera mund t’i gjeni në këtë faqe apo në fan page-n tonë në Facebook me emrin Shkolla-Bridge.

Faleminderit prindërve që na besuan fëmijët e tyre dhe sollën harmoni në klasët tona.

Mirëmbetshi deri në risitë e ardhshme,

Teacher Medina