Thirrje për aplikim!

Thirrje për aplikim!

Shkolla Bridge njofton se me datën 27.08.2018 fillon regjistrimi i nxënësve në degën e gjuhës angleze
nga niveli i parë.
Regjistrimi mund të bëhet online përmes këtij linku: http://shkolla-bridge.info/regjistrohu/ apo në
qendrën tonë e cila do të jetë e hapur nga data 29.08.2018 (e mërkurë).

Ju mirëpresim!

Kontakt:
Tel: +38345637714
E-mail: hello@shkolla-bridge.info
Adresa: Rr. Gazmend Zajmi, te Burma, Pejë

Kurset dhe trajnimet në qendrën Bridge fillojnë këtë shtator!

Kurset dhe trajnimet në qendrën Bridge fillojnë këtë shtator!

Gjuhë angleze

  • Grupi i fëmijëve (nga mosha 6 vjeçare apo klasa e parë)

Niveli i parë për fëmijë.
Mbahet 3 herë në javë nga 60 minuta.
Materialet mësimore janë atraktive dhe përdorimi i teknologjisë për mësim është i domosdoshëm.

  • Trajnim për studime në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Avancim i gjuhës te nxënësit me bazë të mirë gjuhësore.
Parapërgatitje për të studiuar Gjuhë dhe Letërsi Angleze, apo çfarëdo fakulteti i cili ligjëron në gjuhë angleze.
Mbahet 3 herë në javë nga 90 minuta.

 

Gjuhë Gjermane

  • Grupi i fëmijëve (nga mosha 10 vjeçare apo klasa e pestë)

Niveli i parë për fëmijë.
Mbahet 3 herë në javë nga 90 minuta.
Materialet mësimore janë atraktive dhe përdorimi i teknologjisë për mësim është i domosdoshëm.

  • Gjuhë gjermane për studime/punësim

Niveli i parë për të rritur (A1/2).
Mbahet 3 herë në javë apo intenziv, në përputhje me kërkesat e studentëve.
Parapërgatitje për të vazhduar studimet apo për t’u punësuar në Gjermani.

Konkurs

Konkurs

Qendra e gjuhëve të huaja ‘Bridge’ me lokacion në Pejë, shpallë konkurs:

  • Mësimdhënës/e e gjuhës gjermane

 

Kualifikimet e nevojshme:

  • Fakulteti përkatës
  • Një vit përvojë pune (e preferueshme)
  • Trajnime shtesë (e preferueshme)
  • Njohuri kompjuterike

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Referencën e punës (nëse ka)
  • Çertifikatat e trajnimeve (nëse ka)

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

 

Konkursi është i hapur deri më 31 Gusht 2018.
Aplikimi bëhet vetëm përmes e-mailit: hello@shkolla-bridge.info

Bridge – Qendra më e rë e gjuhëve në qytetin e Pejës.

Bridge – Qendra më e rë e gjuhëve në qytetin e Pejës.

Shkolla e gjuhëve të huaja – Bridge – hap lokacionin e parë në qendër të Pejës.

Bridge ofron mësim kualitativ, me metodologji të avancuar dhe mësimdhënës të kualifikuar. Orët janë atraktive ku përmes interaktivitetit me mësimdhënës, paisjeve teknike, materialeve shkollore dhe jashtëshkollore arrihet deri te një përvetësim i gjerë dhe i detajizuar i gjuhës.

Ambienti është në punim e sipër por që do të jetë ambient i ngrohtë, shumëngjyrësh i cili ngjallë motiv për mësim dhe harmoni te nxënësit.

Qendra Bridge respekton dhe praktikon kalendarin akademik të publikuar nga MASHT-i, që do të thotë se mësimi fillon me datën 4 shtator.

Kurset dhe trajnimet që ofrohen janë të shumëllojshme, por që fokus i veçantë i dedikohet përvetësimit të ngadaltë (step-by-step) gjuhësor te fëmijët.

Gjendemi në rrugën Gazmend Zajmi, te Burma.

Shihemi me 4 shtator!